Nipi im, Donaldi është tepër i zhgënjyer nga martesa e tij dhe nuk do t’i kthehet më asaj.
Ai është kthyer nga Greqia që t’u qëndrojë afër prindërve të tij. Ishte e rëndë ajo që ndodhi.
Për më tepër që gjatë ballafaqimit me njerëzit e nuses, ia hodhën gjithë fajin atij.
Nipi ngulte këmbë se nusja nuk ishte e virgjër e që natën e parë të martesës kishte hedhur jod në çarçafë, krushqit ngulnin këmbë se vajza e tyre ishte e virgjër dhe se dhëndri nuk merrte vesh nga këto gjëra”.
Kështu u shpreh dje Ilir Stafa, xhaxhai i 20-vjeçarrit Donald Stafa nga fshati Milaq i Shijakut.< Ai tha për Gazeta Shqiptare se ka qenë dëshmitar në ballafaqimin mes dy krushqive që akuzojnë njëra-tjetrën. Familja Stafa akuzoi nusen Elda Tanushi se helmoi vjehrrën, duke i hedhur helm kundër insekteve në gotën e kosit dhe se ajo kishte lidhje jashtëmartesore, ndërsa 19-vjeçarja akuzoi vjehrrin për përdhunim.
Ndërkohë, vetë Donald Stafa ka pohuar se gjithçka mes tij dhe Eldës ka marrë fund, pasi ai nuk e fal tentativën e saj për të helmuar nënën e tij. Unë u martova me Eldën me shkuesi dhe pa u njohur mirë me njëri-tjetrin. Ne nuk arritëm ta duam njëri-tjetrin në këtë martesë të sforcuar.
Elda nuk ishte e virgjër. Për t’u dukur e tillë, ajo derdhi një shishe me jodio në çarçafë dhe kur e pyeta se çfarë është kjo, m’u përgjigj se ti nuk merr vesh nga kjo punë” Ndërsa, prindërit e këtij të fundit pohuan dje për “Gazeta Shqiptare” se Donaldi ka pasur kontakte shumë të rralla me bashkëshorten e tij, e cila nuk i afrohej. Pas kthimit nga Greqia ku emigroi më 14 maj të këtij viti, Donald Stafa i është kthyer jetës së tij të dikurshme në fshat, si bari. Familja e tij është shumë e varfër.
Policia konfirmon se Florim Zeqiri u vra me 6 plumba: Po pun...
Vuçiq: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-n...
Ky është Florim Zeqiri, personi që u qëllua për vdekje sot n...
“U intervistova për zbardhjen e të vërtetës”, De...
Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë...
Termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Pacolli:...