Pas takimit konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile, të agjencive ligjzbatuese për projektligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA”, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj përsëriti edhe një herë se në 2018-ën edhe Policia e Shtetit do të kalojë Vettingun.
“E kam thënë që ditën e parë që jam bërë ministër që kjo do të jetë një nga prioritetet e punës në funksion të nevojës për të pasur një organizatë policore shumë më të fortë se deri tani, dhe për të pasur në radhët e Policisë së Shtetit njerëz me integritet të fortë, të qëndrueshëm moral dhe profesional. Dua të them që policia sot ka në përbërjen e saj njerëz të tillë, ka një shumicë dërrmuese të njerëzve që gëzojnë pikërisht këtë cilësi”.
“Dhe kjo është arsyeja që Policia e Shtetit përballon sot me sukses një sërë detyrash që i afron ligji, në respekt të ligjit por dhe në shërbim të përditshëm të qytetarëve, siç e shihni edhe në këto ditë festash ku ndërsa të gjithë përgatiten për festat, gëzojnë në mjediset e tyre shoqërore dhe familjare”.
Sa i përket tryezës së ditës së sotme, Xhafaj u shpreh se ishte e lidhur me Projektligjit e Vettingut, shkruan Top Channel.
“Një tryezë me aktorë të shoqërisë civile, me agjencitë ligjzbatuese që do përfshihen në gjithë këtë proces, në mënyrë që të sqarohen disa detaje nga pikëpamja e përmbajtjes së ligjit lidhur me përgjegjësinë e gjithë këtyre agjencive ligjzbatuese, që ato jo thjesht të marrin përsipër përgjegjësitë, por dhe t’i ushtrojnë ato në përputhje me detyrimet që do të përcaktojë ligji. Ishin kontribute që dhanë aktorët e agjencive ligjzbatuese që do të jenë pjesë e procesit dhe shoqëria civile. Ne do të reflektojmë së bashku me komentet dhe sugjerimet që do të vijnë nga vetë radhët e Policisë, me të cilën kemi hapur tashmë një proces konsultimi”.
“Dhe mbasi të reflektojmë të gjitha këto kontribute të dobishme që përmirësojmë cilësinë e këtij projekti, do të vijmë më pas në një tryezë shumë më të gjerë, për ta bërë publike e transparente dhe për publikun, për të ndjekur gjithë procesin e nevojshëm që parashikohet lidhur me projektligjet. Dëshiroj të vlerësoj faktin që në këtë tryezë ishin aktorë të rëndësishëm nga Legjislativi, fusha pedagogjike, shoqëria civile dhe disa agjenci ligjzbatuese siç është ILDKPI, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, SHISH dhe një sërë aktorësh të tjerë të rëndësishëm që do të jenë pjesë e procesit të vlerësimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, punonjësve të Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”./topchannel
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...