Lufta kundër krimit të organizuar do të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit për vitin 2018.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj tha se janë drejt përfundimit të një database me të dhënat e të gjitha grupeve kriminale vepruese në vend.
Sipas tij, goditja e një grupi kriminal në Fier vetëm dy ditë më parë, një prej pesë grupeve kriminale të skeduara në këtë rajon është vetëm fillimi i këtij procesi që do vazhdojë dhe më me intensitet dhe vendosmëri në muajt në vijim.
Xhafaj duke folur në Kuvend, tha se buxheti i planifikuar për rendin dhe sigurinë mundëson plotësisht prioritetet që kanë marrë përsipër.
“Pak ditë më parë qeveria miratoi planin e veprimit për operacionin “Forca e Ligjit”, i cili materalizon një qasje gjithëpërfshirëse ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare në luftën ndaj krimit të organizuar. Një koncept terësisht i ri sa i takon hetimit të krimit sa i takon një tasforce speciale e cila përfaqëson të gjitha institucionet ligjzbatuese në vend që operojnë në këtë fushë”, ka thënë ai, shkruan Opinion.al.
“Ky është një tregues kuptimplotë i marrjes dhe ushtrimit të përgjegjësisë politike por edhe ligjore të kësaj qeveri dhe Ministrisë së Brendshme në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar. Ne jemi duke ndryshuar tërësisht qasjen reaguese dhe vepruese ndaj çdo forme të veprimtarisë kriminale. Goditja e një grupi kriminal në Fier vetëm dy ditë më parë, një prej 5 grupeve kriminale të skeduara në këtë rajon është vetëm fillimi i këtij procesi që do vazhdojë dhe më me intensitet dhe vendosmëri në muajt në vijim”, ka vijuar tutje ai.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...