Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se kriminaliteti në Elbasan nuk ka marrë ende përgjigjen e merituar, por sipas tij kjo do të ndodhë shumë shpejt.
“Elbasani pati një situatë jo pozitive të kriminalitetit, situatë që ende s’ka marrë përgjigje dhe zgjidhjen e duhur. Këto janë gjëra që nuk bëhen brenda ditës, duan kohë që të kemi një projekt sa më realist. Sa i përket kriminalitetit, mbetemi të shqetësuar për këtë problematikë”.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka komanduar këtu disa prej ekspertëve më të mirë. Ata që i quani ju jo Çapja apo Çelajt nuk mund të simbolizojnë këtë qytet, njerëzit me vlera siç është Elbasani.Ai dhe të tjerë që janë përfshirë në veprimtari kriminale të jeni të sigurtë që do marrin përgjigje të merituar”, tha ministri Xhafaj duke folur nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit, raporton tvklan
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...