Google ADS

Xhaçka: Vëmendje e veçantë për 4 vajzat e mitura nga Dovolani i Peshkopisë

20:19 | 17 Mars 2019
Arbresh.info

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh sot se asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime, pas aksidentit tragjik të dielën e kaluar.

Xhaçka thekson se “dashurinë dhe vëmendjen e munguar të tyren, është detyra jonë e përbashkët, për t’ua lehtësuar dhimbjen, dhe t’i largojmë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë. Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim”, tha Xhaçka. /ATSH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme