Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku është takuar me homologen e saj Radmilla Sheqerinska. Xhacka tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO garanton një rajon më të sigurt.
“Nënshkrimi i Protokollit të Anëtarësimit në NATO nga Republika e Maqedonisë së Veriut është vërtet një moment i jashtëzakonshëm për të gjithë ne. Nga sot, i gjithë rajoni do të jetë më i sigurt, me më shumë stabilitet, dhe unë jam e bindur, që të gjithë së bashku mund të shohim drejt së ardhmes me më shumë optimizëm”- u shpreh Ministrja Xhaçka, gjastë konferencës së përbashkët me homologen Ludmila Shekerinska.
Ministrja Xhaçka foli në deklaratën e saj edhe për kërcënime që më së shumti shteteve po u vijnë nga brenda tyre.
“Siç na tregoi edhe kalvari i vështirë që përjetoi Maqedonia e Veriut gjatë viteve të fundit, shpesh kërcënimet më të mëdha me të cilat na duhet të përballemi në punën tonë, nuk janë ato të jashtme, por ato që vijnë nga brenda. Sepse fatkeqësisht, siç ndodhi në Maqedoninë e Veriut, e siç po ndodh sot në Shqipëri, në vendet tona ka jo rrallë forca që për interesat e tyre të ngushta, që s’kanë asgjë të përbashkët me interesat e qytetarëve apo vendeve tona, janë gati të rrezikojnë edhe stabilitetin, edhe zhvillimin, edhe të ardhmen tonë evropiane”, u shpreh më tej ministrja Xhaçka.
Ministrja e Mbrojtjes theksoi më tej: ” Unë jam besimplotë, që për aq kohë sa shumica e qytetarëve të vendeve tona besojnë tek ideali euro-atlantik dhe tek ato dëshira e ëndrra që përmenda më lart, rruga jonë drejt Europës, një rrugë që kalon përmes modernizimit të vendeve tona, e mbi të gjitha përmes vendosjes së sundimit të ligjit e drejtësisë, është e pandalshme dhe këto forca janë të destinuara të dështojnë. Ashtu siç ndodhi në Maqedoninë e Veriut e ashtu siç do të ndodhë edhe në Shqipëri”.
Ministrja e Mbrotjes u prit edhe nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri. Ministrja Xhaçka është ministrja e parë e vendeve të NATO-s që viziton Maqedoninë pas nënshkrimit të Protokollit të Pranimimit me Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...