Shqipëria dhe Ukraina festojnë këtë 12 janar, 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka zgjodhi që në mesazhin e saj të vlerësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, të njoftojë dhe rritjen e nivelit të përfaqësimit përmes hapjes së ambasadës shqiptare në Ukrainë, shkruan euronews.al.
“Pres me kënaqësi vijimin e bashkëpunimit me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen”, shkruan Xhaçka në Twitter.
Reagimi i plotë
Kanë kaluar 𝟑𝟎 vjet që kur Shqipëria dhe Ukraina vendosën marrëdhëniet diplomatike si dy vende që dolën nga tirania në botën e lirë.
Sot ne jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë. Rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe refuzim i një rikthimi në tiraninë nga e cila kemi dalë të dyja vendet shumë kohë më parë.
Kjo është arsyeja pse Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të triumfojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë .
Shqipëria dhe Ukraina i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike.
Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë.
Pres me kënaqësi vijimin e bashkëpunimit me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...