Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.
Pas takimit, në një konferencë për mediet, Xhacka u shpreh se kjo është vizita e parë e homologut të saj lituanez në vendin tonë dhe ka një domethënie edhe më të veçantë, pasi realizohet vetëm pak ditë pas kremtimit të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Lituanisë janë shumë të mira dhe miqësore, ndërkohë që ka vullnet reciprok për forcimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka thënë ministrja.
“Vlerësojmë se, intensifikimi i dialogut politik dypalësh e shumëpalësh mbetet i rëndësishëm. Në këtë kontekst, sot me kolegun Landsbergis nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi për Konsultime Dypalëshe mes dy Ministrive tona të Jashtme, që besojmë se do t’i japë një impuls të ri dialogut tonë politik dhe do të ofrojë mundësi konkrete për shkëmbimin e mendimeve dhe eksperiencave tona më të mira”, ka shtuar Xhaçka.
“Vitet e fundit marrëdhëniet tona kanë njohur zhvillime pozitive dhe premtuese, megjithatë, jemi të mendimit se, mes dy vendeve ka ende potencial të pashfrytëzuar, sidomos në planin ekonomik, ku synojmë të punojmë së bashku për t’u ofruar bizneseve, investitorëve dhe turistëve të të dy vendeve, mundësitë dhe kushtet e nevojshme”, tha ajo.
Xhaçka shtoi se në bisedë me kolegun Landsbergis “diskutuam, gjithashtu, procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe në këtë kontekst shkëmbyem mendime rreth rëndësisë së këtij procesi, jo vetëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë Unionin.
“I shpreha kolegut mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur që Lituania i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
“Urojmë që, BE-ja do të vendosë mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me vendin tonë sa më parë. Gjithsesi, unë e sigurova kolegun Landsbergis se, Shqipëria do të vijojë procesin e reformave”, tha ajo.
Po ashtu, Xhaçka shtoi se një temë me shumë rëndësi, për të cilën u shkëmbyen mendime, ishte situata aktuale e sigurisë në Evropë.
Gjithashtu, Xhaçka tha se situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishte gjithashtu pikë e rëndësishme gjatë bisedës.
“I shpreha kolegut vlerësimin për vëmendjen e tij personale dhe të vendit të tij, ndaj rajonit tonë, dëshmi e së cilës është dhe vizita e tij e sotme në Tiranë, krahas vizitave në vendet e tjera të BP”, tha ajo.
Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis u shpreh i kënaqur që ndodhet në Tiranë në kuadër të kremtimit të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona.
“Besoj se marrëdhëniet tona bilaterale do të vazhdojnë me tej dhe ne do të vazhdojmë diskutimet tona së bashku”, u shpreh ai.
“Sapo kemi nënshkruar një memoradum mirëkuptimi. Sigurisht, folëm për marrëdhëniet bilateral në bisedën që patëm së bashku dhe besoj se është mjaft mirë që Shqipëria po bënë këto zgjedhje solide dhe po ndjek të gjitha reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar në BE dhe sigurish ne po ndjekim situatën në rajon dhe po shohim se Shqipëria po kontribuon dhe gjithashtu është e gatshme për batalionin shumëkombësh në Letoni”, tha ministri lituanez.
Landsbergis shtoi se “do të vazhdojmë përpjekjet për të penguar sulmet ndaj Ukrainës dhe Shqipëria na kujton se është bashkë me ne me forcat aleate”.
“Është mjaft e rëndësishme t’i kujtojmë vetes së kërkohet veprim, gjithashtu dhe nga ana e BE-së. Të gjithë ata që janë të gatshëm duhet të veprojnë . Sigurish, çështja e anëtarësimit në BE është një çështje besueshmëri. Ne po shikojmë të gjitha proceset shumë me kujdes dhe sigurish nëqoftëse nuk ofrojmë politika të hapura nga BE, sigurish nuk kemi opsione të tjera”, tha ai.
Ai shtoi se lufta në Ukrainës është e pajustifikueshme dhe Rusia po vepron në mënyrë të egër.
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...