Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhacka, ka uruar Maqedoninë e Veriut për miratimin e propozimit francez, duke shtuar se kështu ka zhbllokuar perspektivën e Shqipërisë në BE.
“Më në fund rruga është e qartë! Urime Maqedonisë së Veriut për miratimin e propozimit francez, duke zhbllokuar në këtë mënyrë perspektivën tonë në BE”, ka shkruar Xhacka në Facebook.
Sipas saj, tani është momenti që të kompenzohet koha e humbur.
“Shqipëria shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I Ndërqeveritare, me të njëjtin angazhim për integrimin në BE që ka treguar gjithmonë! Kanë kaluar tre vjet! Momenti për të kompensuar kohën e humbur”, ka shkruar Xhacka në Facebook./arbresh.info/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...