Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka mbajtur fjalimin e saj në Këshillimin e Sigurimit, duke dënuar krimet e luftës në Ukrainë, ka folur për gjenocidin ndaj popullit të Kosovës nga Serbia.
Duke folur për të shkuarën e rajonit, ministrja tha se vjen nga Ballkani Perëndimor, “një rajon që deri më 24 shkurt 2022 cilësohej si teatri i luftës së fundit në Evropë”.
“Skenat e gjakderdhjes dhe shkatërrimit që ne shohim në pamjet që vijnë nga Ukraina, godasin shumë më ndryshe dikënd për të cilin lufta dhe krimet e luftës nuk janë gjëra për të cilat lexoni në librat e historisë, por kujtime nga disa dekada më parë.
Në vitin 1999 vendim im strehoi qindra familje që kishin ikur nga lufta brutale dhe fushata e spastrimit etnik në Kosovë. Thellë në memorien time nga ajo kohë ka mbetur ajo ndjenja e pafuqisë për të ndaluar atë që po ndodhte duke besuar fort se kushdo që po i kryente ato krime të tmerrshme duhej të paguante.
Kjo ndjenjë u rizgjua tek unë dhe tek shumë njerëz në Shqipëri dhe në mbarë botën, kur nga Ukraina u shfaqën imazhet e tmerrshme , ku krime të tilla po kryheshin para syve tanë kundër njerëzve të pafajshëm, në një vend që nuk kishte bërë asgjë për të provokuar sulmin kundër tij“.
Xhaçka theksoi se Shqipëria u bë një nga 48 vendet që ia referuan situatën në Ukrainë Prokurorit të Përgjithshëm të GJNP-së vetëm pak ditë pas fillimit të konfliktit, duke shtuar se kjo nuk ndodhi për shkak të kujtimeve të dhimbshme të viteve 1990, që Shqipëria të bëhej një nga themeluesit e këtij Grupi Miqësie për Llogaridhënie.
Rusia duhet të mbajë përgjegjësi, u shpreh diplomatja.
“Dhe kjo është diçka që i detyrohemi edhe popullit ukrainas, të cilët në këtë luftë po luftojnë jo vetëm për tokën dhe vendin e tyre, por edhe për ne, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin dhe për të ardhmen e të gjithëve ne.
Llogaridhënia ka të bëjë me mbrojtjen e themeleve të sistemit tonë, parimeve të Kartës së OKB-së, vlerave tona të përbashkëta dhe përgjegjësisë sonë të përbashkët. Ne nuk mund ta parandalonim këtë konflikt, por nuk duhet të dështojmë që përgjegjësit të japin llogari”./syri/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...