Ministrja e re e Punë të jashtme, Olta Xhaçka i ka dorëzuar ditën e sotme detyrën si ministër të Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Ajo shprehet se FA është familja e saj e cila ka dhënë kontibut të madh në vend.
“Forcat e Armatosura kanë një ardhme të ndritur përpara. FA janë familja ime, ku kam jo thjesht kolegë e bashkëpunëtorë, por edhe shumë miq të mirë . Falënderoj çdo kuadro e çdo efektiv e çdo punonjës të kësaj ministrie. Falënderoj shefin e Shtabit, gjeneral Bajramin, që ka qenë një bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm. Falënderoj shumë Petro Koçin, kolegun e mikun e mirë, të përkushtuar e të papërtuar. Jam e bindur qe Petro do te mbështesë po njësoj Nikon ashtu si edhe mua për modernizimin e FA. Ndihem mirë që së bashku ia kemi dalë të bëjmë punë vërtet të rëndësishme. Sot FA janë një institucion që gëzon respektin dhe admirimin e shqiptarëve. Pas tërmetit e pandemisë qytetarët shqiptarë kishin sigurinë që nuk do të ishin kurrë vetëm. Me reformat dhe ngritjen e AKMC kemi kontribuar për sigurinë e mirëqenien e qytetarëve. Sot FA gëzojnë respektin dhe vlerësimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Efektivët tanë nga Afganistani në Letoni e në Egje kanë shkëlqyer me punën dhe profesionalizmin e tyre. Shqipëria ka përforcuar imazhin jo thjesht si shtyllë stabiliteti në rajon por edhe si një eksportuese e sigurisë. Në FA ka filluar të konsolidohet filozofia e profesionalizmit dhe meritokracisë. Kemi bërë një punë të rëndësishme në momentet që kemi kaluar që nga tërmeti, zjarret, bllokimet nga dëbora, përmbytjet tregojnë se nuk i kemi lënë vetëm, ia dalë të japim një kontribut mjaft të madh. Djemtë dhe vajzat tona meritojnë mirënjohje të thellë sepse kanë përmirësuar imazhin e vendit”, tha Xhaçka./TCH
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...