Xhaçka drejt Bukureshtit, në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s

09:20 | 28 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Ministrat e Jashtëm të NATO-s pritet të takohen në Bukuresht (Rumani), për të analizuar situatën aktuale të sigurisë, veçanërisht në sfondin ku vijon lufta në Ukrainë, si dhe zbatimi i vendimeve të rëndësishme të marra nga drejtuesit e qeverive në samitin e NATO-s që u zhvillua në Madrid në qershor 2022.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila fillimisht do të marrë pjesë në Takimin e Udhëheqësve të Mynihut (Munich Leaders Meeting 2022), bashkë-organizuar edhe me Rumaninë këtë vit./ rtsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme