Qeveria shqiptare e pranon për herë të parë se refugjatët afganë në Shqipëri mund të qëndrojnë për më shumë se një vit. Deklarata është bërë nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Ministrja e Jashtme i lidhi afatet me procesimin e dokumentacioneve konsullore për dhënien e vizave amerikane për këta shtetas, që sipas saj, është një proces i përmasave të mëdha.
“Është një proces që mund të kërkojë deri në 12 muaj, por ndoshta edhe më shumë. Ç’ka do të thotë që mes strehimit edhe procesimit të dokumentave të tyre do të ketë një kohë të konsiderueshme, duke patur parasysh që ata qytetarë afganë që ne kemi strehuar sot në Shqipëri janë shumë pak krahasuar me më shumë se 120 mijë të evakuar nga Shtetet e Bashkuara në vende të tjera, në baza ushtarake të cilat po procesojnë njëkohësisht për të marrë viza drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të thotë që është le të themi një ushtrim konsullor i përmasave të jashtëzakonshme që do të marrë kohën e vet. Ndaj kam përshtypjen që 12 muaj do të jenë minimumi i këtij procesi, për të mos thënë që do të zgjasë edhe më shumë se aq”, deklaroi Xhaçka.
Ministrja e Jashtme u shpreh se Qeveria shqiptare po bashkëpunon me SHBA dhe me organizata ndërkombëtare për t’u siguruar refugjatëve kushte sa më optimale dhe për hartimin e një strategjie afatgjatë.
“Bëhet fjalë për organizata shumë prestigjioze si National Endoëment for Democracy, National Democratic Institute, Schmidt Futures, Yalda Hakim Foundation, International Republican Institute, Open Society Foundation dhe shumë të tjera me të cilat ne jemi duke bashkëpunuar”, u shpreh ajo.
Ministrja deklaroi se Shqipëria do të ishte e kënaqur nëse disa prej afganëve do të zgjidhnin që të qëndronin në vendin tonë.
“Ata janë gazetarë, fiancierë, mjekë, artistë, aktivisët të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave, grafikë dizajnësh, inxhinierë. Pra, këto janë kualifikime me të cila do të aplikonin për programe të imigracionit në çdo vend evropianë apo më tej. Ndaj, ne kemi shprehur gatishmërinë për t’i pranuar këta qytetarë afganë, sigurisht me kushtin dhe dëshirën e tyre për të vazhduar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, nëse ata do të shprehnin dëshirën për të qëndruar, do të ishim shumë të kënaqur që ta bënim Shqipërinë shtëpinë e tyre, duke pasur parasysh që janë një kontingjent, që unë besoj që për aftësitë që kanë, për kualifikimet profesionale që kanë do të ishin lehtësisht të integrueshëm”, tha ajo./albeu/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe