Wi-Fi falas për studentët

19:28 | 19 Janar 2019
Arbresh.info

Përpos rikonstruksionit të godinave, studentëve që jetojnë në “Qytet Studenti” tashmë do t’iu ofrohet edhe shërbimi i internetit falas

Në kuadër të nismës “Tirana Smart City”, tashmë në qytetin e Tiranës ofrohet shërbimi “Free Wi-Fi” në zonat e sheshit “Skënderbej” dhe “Pazari i Ri”.

Hapi i rradhës ishte shtrirja e shërbimit edhe te “Qyteti Studenti”, projekt i cili është implementuar dhe tashmë të gjithë dhomat e studentëve në godinat e këtij kampusi janë të pajisura me internet, ndërkohë që akses do të ofrojnë edhe sallat e leximit.

Zonat në të cilat sigurohet mbulueshmëria me shërbim janë:

-Sallat e Leximit & Dhomat e studenteve

-Hyrja e godinave

-Ambiente Publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme