Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi ditën e djeshme se Ministria e Punëve të Jashtme ftoi ambasadorin e Serbisë në Tiranë për t’i dorëzuar një notë verbale, pas deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.
Rama tha se nuk do të tolerojë asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.
“Ministria për Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vazhduar më tutje me procesin, ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret, për t’i bërë me notë verbale vënien në dijeni të shtetit serb se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë, apo figurën e një ministrit apo kryeministrit të Shqipërisë. Se po qe puna për mua, këto lloj fatkeqësisht natyrore mua më stimulojnë dellin e polemikës dhe nuk i kam problem. Një fatkeqësi natyrore nga qeveria e Serbisë nuk e mbaj dot, ta mbaj ai që e ka atje dhe t’i kërkojë ndjesë Shqipërisë“, tha Rama.
Menjëherë pas kësaj, Vulin i bëri thirrje Ramës që t’i kërkojë falje Serbisë.
“Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja”, tha Vulin në një deklaratë të botuar më 6 tetor në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ai vlerësoi gjithashtu, siç e quajti, se “aksidenti që do të shkaktohej nga ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte aksidenti i të gjithëve në Ballkan dhe deklaroi se do të luftonte kundër.
Në muajin e fundit, gjashtë deklarata u botuan në faqen e internetit të Ministrisë Serbe të Mbrojtjes në të cilën Vulin, i quajti ata “Shiptars”, duke injoruar vendimin e gjykatës në Serbi sipas të cilit termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”.
“Për vendin e Esad Pashë Toptanit, ka pak katastrofa më të mëdha se Rama, por kjo është çështje e Shqipërisë, dhe katastrofa që një “Shqipëri e Madhe” do të bënte në Ballkan është fatkeqësia e të gjithë neve që jetojmë në Ballkan, dhe kjo është arsyeja pse unë do të luftoj”- thotë deklarata e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...