Google ADS

Vuçiq largohet i nervozuar, nuk pranon të fotografohet me Thaçin

18:42 | 9 Maj 2019
Arbresh.info

Samiti i Brdo-Brijonit që është mbajtur me 8 dhe 9 maj në Tiranë është përcjellë me tensione të shumta në mes të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

E i gjithë ky nervozizëm si duket e ka përcjellur Vuçiqin deri në fund të këtij samiti dyditor, kur ky i fundit as nuk ka pranuar që të fotografohet bashkë me Hashim Thaçin e liderët tjerë, përfshirë këtu Pahorin, Ilir Metën e Kolinda Grabar Kitaroviqin.

Kur kishte filluar ceremonia e fotografimit, Vuçiq ka shtrënguar duart me nikoqirin e Samitit, Ilir Metën, ka përshëndetur presidenten kroate duke vazhduar më pas me një përqafim tek Pahor, dhe më pas është larguar nga vendi ku ishte caktuar për fotografi, shkruan Gazeta Express.

E për këtë veprim Vuçiq ka dhënë një shpjegim.

“Unë s’jam fotografuar në mënyrë zyrtare, por është një gjë normale. Unë i kam përshëndetur të gjithë, Kolindën Pahorin dhe Metën. Por nuk kishte asgjë zyrtare”, ka thënë ai.

Vuçiq ka folur edhe për shtrëngimin e duarve me Thaçin, duke e quajtur një shtrëngim të ftohtë duarsh.

Gjatë gjithë samitit, Vuçiq e Thaçi janë përplasur. Këtë e ka treguar vetë Vuçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme