Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se deklaratat për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbetën vetëm dëshira dhe ka kërkuar nga protagonistët e tyre që të mos dalin publikisht me diçka të tillë për shkak se deklarimet e tilla nuk kontribuojnë në marrëdhëniet e mira në rajon.
“Mendimet dhe deklaratat e tilla nuk duhet të dalin në publik sepse nuk kontribuojnë në marrëdhëniet e mira e as në krijimin e një atmosfere të bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk do të ndodhë pavarësisht nga dëshirat e dikujt.
Vuçiq ftoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për t’iu përgjigjur kësaj deklarate. Ai shtoi se qeveria serbe nuk dëshiron ta fyej e as të kërcënoj askënd sepse është duke menduar për zhvillim ekonomik dhe një standard më të mirë të jetesës për qytetarët.
Ditë më parë, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se ekziston mundësia e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë nëse Bashkimi Evropian vazhdon t’i mbaj dyert e mbyllura për Ballkanin Perëndimor. Njëjtë tha dje edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Vuçiq i kundërpërgjigjet Ramës dhe Thaçit: Bashkimi i shqiptarëve nuk do të ndodhë.
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...