Pas vrasjes së 35-vjeçarit sot pasdite në Bularat të Gjirokastrës kanë reaguar menjëherë institucionet zyrtare greke dhe ato shqiptare.
Në këto momente në Athinë po zhvillohen protesta para ambasadës së Shqipërisë, ndërsa të pranishmit kanë shprehur revoltën për vrasjen e Kostandinos Kaçifas, i cili në rrethana ende të paqarta qëlloi me plumba ndaj Policisë Shqiptare.
Pas shkëmbimit të zjarri dhe thirrjeve të njëpasnjëshme për t’u dorëzuar, 35-vjeçari zgjodhi t’i kundërpërgjigjej me armë Policisë dhe RENEA-s.
Me flamuj grekë në duar, ata protestuan për vdekjen e Konstandin Kaçifës, ndërsa mbajtën edhe qirinj dhe nuk kursyen aspak thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.
“Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tonë në tokën greke”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë.
Ndërsa në një tjetër thirrje , u dëgjuan fjalët: “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”.
Mediat greke raportojnë së në protestën e cila po zhvillohet në Athinë, i pranishëm është edhe Nikos Mihaloliakos, i pari i Agimit të Artë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...