Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz të Shqipërisë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Sipas Policisë së Tiranës, autori i dyshuar është 70-vjeçari Maliq Marku, i cili ka qëlluar me armë dhe ka vrarë 55-vjeçarin Shefqet Hasa si dhe ka plagosur 50-vjeçarin Besim Keqa.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.
Shefi i Komisariatit nr. 5, Oliger Torba, dha të tjera detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi këtë të enjte në Kamëz.
Ai u shpreh se autori Maliq Marku, 70 vjeç u arrestua në banesën e tij fill pas ngjarjes. Rezulton se arma që ai ka përdorur është pa leje dhe është sekuestruar.
Torba tha se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Shefqet Hasa, 55 vjeç ndërsa Besim Keqa është plagosur. 50-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt i çastit për një kanalizim të ujërave të zeza./tvklan.al
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...