Një 19-vjeçar në qytetin e Fierit në Shqipëri ka mbetur i vdekur si pasojë e një goditje me thikë.
Dyshohet që autori i ngjarjes është një 18-vjeçar.
Sipas të njëjtave burime, sherri ka nisur fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas ka agravuar në përleshje fizike mes disa personave në qendër të qytetit të Fierit.
Dyshohet se ka qenë 18-vjeçari që ka nxjerrë thikën dhe ka goditur të riun, i cili është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të ju rezistojë plagëve të marra.
Së bashku me autorin që dyshohet se kreu krimin, ka qenë edhe vëllai i tij, i cili është përfshirë në konflikt me viktimën.
Raportohet se një person tjetër që ka qenë pjesë e grupit të personave të përfshirë në sherr, ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e krimit, ndërsa detaje të tjera pritet të mësohen në vijim./tvklan
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...