Google ADS

Vritet me thikë një 22-vjeçar në Tiranë

11:15 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Një person ka humbur jetën rreth mesnatës në spital, si pasojë e goditjeve me thikë. Burimet kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Selman Stermasi” në kryeqytet. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku 22 vjeçari me inicialet M.M është goditur me thikë.

Mësohet se prej kalimtarëve të çastit ai është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak. por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Si ndodhi konflikti-Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç. Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A. Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Policia ka arrestuar autorin e krimit Eugen Bitraj dhe 3 shtetas të tjerë si bashkëpunëtorë Dejvi Bitraj 19 vjeç, Kridens Alla 19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Po ashtu mësohet se menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen duke marrë dhe dëshmitë e personave që ishin në vendngjarje.
/oranews.tv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme