60-vjeçari Ilir Kapo mbeti sot i vrarë në kryeqytet, ndërsa u qëllua për vdekje me thikë, nga personi me të cilin po konsumonte alkool në lokal.
Si autor të dyshuar policia ka shoqëruar 37-vjeçarin Oligert Dhimtri.
Ngjarja e rëndë u regjistrua, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, ndërsa mësohet se 60-vjeçari dhe autori i krimit ishin banues në të njëjtën lagje.
Po ashtu Policia e Shqipërisë përmes një njoftimi ka treguar se shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
“Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim. /Tch
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...