Google ADS

Vritet me armë zjarri oficeri i policisë në Lezhë

11:15 | 28 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Një oficer polic u vra me armë zjarri paraditen e kësaj të marte në Ishull Lezhë. Klan News raporton se viktima është identifikuar si Saimir Hoxha dhe mësohet se ishte oficer krimesh.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë momentalisht mbeten të paqarta.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe pritet të kemi më shumë detaje për ngjarjen e rëndë.

Mësohet se kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë njoftuar autoritetet.

*Ky është një lajm i fundit dhe do të përditësohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme