Google ADS

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Greqi, plagosen dy të tjerë

22:23 | 18 Dhjetor 2022
KRG

Një shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa dy persona të tjerë, njëri po me origjinë shqiptare, janë plagosur mbrëmjen e sotme.

Sipas mediave greke një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr jashtë ambienteve të një lokali në Nea Smyrni, në Athinë. Autori po qëndronte jashtë një lokali, i maskuar me maskë kirurgjikale teksa hapi zjarr.

Ende nuk dihen identitetet e viktimës dhe të plagosurve. Policia, momentalisht nuk ka asnjë gjurmë për autorin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme