Të shtëna me armë zjarri raportohen pasditen e kësaj të diele në Kavajë.
Siç raporton klan.al një person ka mbetur i vrarë në një lokal, në rrethana ende të paqarta.
Viktimë nga të shtënat dyshohet të ketë mbetur Arian Gosa, 48 vjeç vëllai i Edmond Gosës.
“Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”, tha policia në një njoftim për mediat.
Merr kështu përmasa edhe më tragjike përplasja e ndodhur 2 muaj më parë në Kavajë, ku një sherr mes dy 43-vjeçarëve çoi në vdekjen e të dyve.
Kujtojmë se Edmond Gosa i cili njihej edhe me emrin Armand Gosa mbeti i vrarë më 29 Mars të këtij viti po në Kavajë, pas një konflikti me Sali Rexhën, i njohur po ashtu me emrin Altin Rexha. Ngjarja në fjalë ndodhi në një lokal dhe dy 43-vjeçarët vranë njëri-tjetrin.
Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë.
Sherri mes palëve kishte nisur në verën e vitit 2022 në një lokal në Kavajë. Armand Gosa kishte ofenduar Altin Rexhën me origjinë duke i thënë se “malokët nuk kanë punë në Kavajë”. Prej atij momenti, Rexha kishte marrë një armë pa leje dhe e mbante për vetëmbrojtje.
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...