Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan mbrëmjen e kësaj të hëne. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Tvklan.al ka mësuar se këta dy persona janë qëlluar nga një makinë në lëvizje. Një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se i plagosur ka mbetur 50-vjeçari Ardian Ç. Megjithatë të dhënat janë paraprake ndaj një informacion më të saktë do ta kemi në vijim.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. Autoritetet kanë gjetur në afërsi të Metalurgjikut një automjet të djegur që dyshohet se është përdorur për të kryer vrasjen.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Megjithatë pritet që në vijim të dalin detaje të reja.
Ardian (S) Ç. rezulton me precedentë penalë. Në 2015, ai u arrestua në qytetin e Elbasanit, pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest ndërkombëtar.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Modenas në Itali me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida