Google ADS

Vritet me armë vëllai i ish-deputetit socialist

08:43 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” dhe trupi i Aleksandër Ndokës është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij tip “Missubish” me targa AA 382 SE.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me traga AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A. N, 48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar”-njofton Policia e Shtetit.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me traga AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A. N, 48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme