Google ADS

Vritet 40-vjeçari në Shkodër

01:33 | 1 Korrik 2017
Arbresh.info

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, në mesnatë, në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Shkodrës.

Viktima është 40 vjeçari Ilir Alija, ndërsa dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt pronësie.

40 vjeçari është qëlluar në banesën e tij, në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, si shtetasin Dritan Ymeri dhe e ka rrethuar atë në shtëpinë ku ka ndodhur krimi.

Ilir Alija është me profesion mjek dhe shërben në një fshat të Shkodrës, ndërsa autori është edhe fqinji i tij./ Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme