Vritet 25-vjeçari shqiptar në Angli!

23:40 | 9 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë në Kent të Anglisë. Sipas medieve lokale, viktima është Xhovan Pepaj dhe është identifikuar së fundmi.

Pepaj u gjet i vdekur në një rrugë të shtunën e datës 4 dhjetor. Sipas portalit Kent Online, 25-vjeçari ishte plagosur disa herë me thikë.

Pas ngjarjes së rëndë janë arrestuar shtatë persona. Ndërkohë dy adoleshentë dyshohet se e kanë kryer krimin e rëndë dhe janë nën akuzë.

Përveç akuzës për vrasje, ata akuzohen edhe për tentativë grabitje dhe posedim kanabisi.

Lajmi ka shkaktuar dëshpërim mes miqve të Xhovanit në median sociale./shekulli/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme