Një krim brenda familjes ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e së hënës, ku dhëndri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-kunatin.
Policia tha se vrasja e 2-fishtë ndodhi rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë, në banesën e viktimave.
Shtetasi Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri shtetasit Pjeter Perjaku dhe Gent Perjaku (babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish-dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit, sqaron policia.
Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të krimit. /Euronews Albania/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?