Një shqiptar, të cilit iu ishte refuzuar kërkesa për azil në Suedi, është dënuar me 18 vjet heqje lirie në këtë shtet, për vrasjen e vajzës të së dashurës së tij me sëpatë. Gjatë gjyqit u zbulua gjithashtu se ai ishte shpallur fajtor vite më parë për një vrasje në Greqi.
Shqiptari Durim Lumi, 36 – vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e një vajze të re në Värmland, në Maj.
Sipas mediave suedeze, Lumi akuzohet se e “ekzekutoi” të renë me një sëpatë, pasi pretendonte se ndihej i kërcënuar prej saj.
Por pretendimi i shqiptarit u hodh poshtë nga prokurori Per Svensson, i cili tha: “Është e qartë. Vrasja ka karakterin e një ekzekutimi të pastër”.
Svensson vuri gjithashtu në dukje se Lumi, i cili jetonte ilegalisht në Suedi në kohën e vrasjes, ishte shpallur fajtor për vrasje gjatë kohës që jetonte në Greqi.
Prokurori paraqiti dokumente para gjykatës që tregonin se shqiptari kishte vrarë një burrë me thikë.
“Nuk kam asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje të dhënat autoriteteve greke. Është vrasje dhe sipas dokumenteve, dënimi ishte 15 deri në 16 vjet burg. Por sa vite ka qenë brenda, këtë unë nuk e di,” tha më tej Svensson.
Kjo nuk është hera e parë që Suedia tronditet nga një vrasje e kryer nga një azilkërkues, të cilit iu është refuzuar azili. Në 2015 -ën një azilkërkues nga Eritrea, vrau një nënë bashkë me djalin e saj në një supermarket pasi mori vesh për refuzimin e azilit./tvklan/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?