Gjykata në Thesproti dënoi me burgim të përjetshëm babain shqiptar A.P, i cili në janar të 2019 vrau vajzën e tij dhe më pas e groposi në oborrin e banesës ku jetonin në Korfuz.
Po ashtu Gjykata e dënoi 52-vjeçarin edhe me 30 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.
Në gjykatë ishin të pranishëm partneri i vajzës dhe vjehrra e saj, ndërsa e nëna, e cila jeton në Berat nuk mundi të ishte e pranishme në Gjykatë për shkak të koronavirusit.
Pala mbrojtëse duke u bazuar në nenet 34 dhe 36 të Kodit Penal tha se i pandehuri e kreu krimin në një gjendje të rënduar psikologjike, pas një sherri me vajzën e tij.
Si ndodhi ngjarja?
Angjeliqi Petru 28 vjeç u vra me levë nga babi i saj në 1 janar 2019, pasi nuk pranonte që të ndahej nga miku i saj një emigrant nga Afganistani.
Miku i saj, me të cilin Petru jetonte prej kohësh dhe kishte ikur nga shtëpia për tiu shmangur sherreve të shpeshta me babain e saj, ka lajmëruar policinë për zhdukjes e saj.
Babai i 28-vjeçares fillimisht nuk e pranoi, por më pas ka pranuar krimin dhe ka treguar vendin ku e kishte varrosur./oranews
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...