Google ADS

Vrau vajzën dhe dhëndrin, shpallet i pafajshëm nga gjykata shqiptari në Australi

08:47 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Për shkak të pretendimeve se vuan nga probleme të shëndetit mendor, Osman Shaptafaj, i cili akuzohet se vrau vajzën bashkë me burrin e saj në Melburn të Australisë, nuk është shpallur fajtor.

Teksa seanca gjyqësore është kryer me skype në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn, për shkak të situatës me pandeminë e COVID-19, Osman Shaptafaj pohoi se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ai pretendoi se kishte probleme mendore, kur qëlloi Lindita dhe Veton Musai në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, teksa po hynin në shtëpinë e familjes Musai në Yarraville.

Vajza e tij Lindita, 25 vjeçe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Vetoni 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.

Ndaj Shaptafaj rënduan dy akuza për vrasje, por ai u deklarua jo fajtor për shkak të shëndetit mendor. I akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj./TCH

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme