Vrau prostitutën shqiptare, dënohet me burgim të përjetshëm

19:09 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Noor Mohamed, 29-vjeçari nga Bangladeshi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një eskorte shqiptare, zhargoni për punëtoret e seksit.

Vrasja ka ndodhur në 22 maj të këtij vitit në banesën e italo-shqiptares Romina Kalaci, 32 vjeçe e cila kishte ardhur në Londër dhe jetonte në Britani para një viti. Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës në veriperëndim të Londrës në lagjen “Kilburn”.

Sipas shtypit britanik, Romina Kalaci e cila ka pas jetuar në Itali, i reklamonte shërbimet e saj si eskortë në një faqe interneti ku dhe vrasësi dhe viktima ranë në kontakt.

Vrasësi nga Bangladeshi, me vizë të skaduar qëndrimi në Londër shkoi në shtëpinë e viktimës më 22 maj, i armatosur me një thikë kuzhine ku ka kryer vrasjen brutale dhe makabre duke i prerë kokën viktimës dhe duke e goditur shumë herë me thikë në pjesë të trupit.

Pjesë e thikës së thyer është gjetur në qafën e viktimës, ndërkohë që kanë qënë fqinjët që lajmëruan policinë pas një jave për shkak të erës së rëndë që vinte nga banesa ngjitur, ku policia gjeti trupin e pajetë të shqiptares Romina Kalaci.

Telefoni i saj vazhdonte ende të luante muzikë, njofton shtypi britanik. Vrasësi nuk e pranoi fajësinë deri në ditën e gjyqit që zgjati vetëm një ditë pas provave të forta të prokurorisë.

Sipas Inspektorit detektiv Justin Howick “veprimet e Mohamedit dhe refuzimi i tij për të pranuar fajësinë për muaj me rradhë, i kanë shkaktuar familjes së zonjushës Kalaci një dhimbje të madhe”.

Ai do të vuajë mininamlisht 24 vjet burg dhe nëse lirohet në vitin 2041, do të riatdhesohet në Bangladesh, nga ishte me origjinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme