Google ADS

Vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin, Gjykata e Lezhës dënon me 8 vjet burg 17-vjeçarin

09:24 | 11 Tetor 2022
Emir Abduramani

Gjykata e Lezhës dënoi të hënën  me 8 vjet burg, 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

I riu u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake”.

I konsideruar i mitur, pasi është nen 18-vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet.

Ngjarja ndodhi më 24 janar 2022 në Manati të Lezhës.

I mituri e priti 65-vjeçarin Lek Lekëgjonaj te dera e shtëpisë për disa orë dhe menjëherë u shfaq pasi Lekëgjonaj doli nga makina dhe po futej në banesë duke lëshuar në drejtim të tij 2 plumba, të cilët rezultuan fatal.

I vetëdijshëm për krimin e kryer, 17-vjeçari u dorëzua në polici duke thënë se kishte marrë gjakun e babait. Në 2009, babai i Florianit, Gjon Përvathi ishte vrarë nga vëllai i Lekë Lekgjonajt, Ndue Legjonaj.

Pas vrasjes, Ndue Lekgjonaj u arrestua dhe kreu dënimin për vrasje duke dalë së fundmi nga burgu. Ai nuk u kthye më në fshatin Manati duke iu trembur hakmarrjes nga familja e Përvathit.

Pas vdekjes së bashkëshortit, e ëma e Florianit, Martine Përvathi u vetëhelmua duke humbur jetën.

Florian Përvathi ishte tepër i vogël kur humbi babanë dhe nënën duke u rritur me sa duket me synimin e vetëm, atë të hakmarrjes ndaj fisit Lekgjonaj, gjë që çoi në krimin e 24 janarit. /abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme