14 vjet burg ka dhënë gjykata e Ragusa-s për 30-vjeçarin Federico Lacona, italianin i cili vrau me thikë shqiptaren Brunilda Halla.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 Maj të vitit të shkuar, jashtë shtëpisë së 37-vjeçares në Vittoria.
Brunilda Halla, nënë e dy fëmijëve, po shkonte për në punë kur u godit për vdekje.
Ajo nuk e vuri re vrasësin, deri në momentin që ai ndodhej pas shpatullave të saj.
Ajo u godit 6 herë me thikë pas shpine dhe vdiq përpara se të mbërrinte ambulanca.
30-vjeçari më pas u arratis, duke fshehur rrugës thikën dhe bluzën e gjakosur.
Ai u arrestua pak orë më pas në shtëpinë e tij, pasi autoritetet morën dëshmitë në vendngjarje dhe panë kamerat e sigurisë që kishin filmuar gjithçka.
Fillimisht e mohoi krimin, më pas pranoi gjithçka, përfshirë faktin se viktimën e kishte zgjedhur rastësisht, pa e njohur dhe pa pasur asnjë lloj konflikti me të.
Ai tha se kishte qenë i vendosur për të vrarë personin e parë që do të takonte në rrugë, për t’u hakmarrë ndaj abuzimeve që kishte pësuar nga shoqëria./tvklan.al/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK