Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar Erdet Çapokun, pasi që i njëjti ka vrarë kunatën e tij duke e goditur atë me shkop druri në kokë.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Shtetit thuhet se Erdet Çapoku është arrestuar në kohë rekorde, transmeton Telegrafi.
“Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë”, thuhet në njoftim.
Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.
Ndryshe, Erdet Çapoku 34-vjeçar ka vrarë mbrëmë kunatën e tij rreth orës 23:40, duke e goditur atë me shkop druri.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...