Del sot para Gjykatës efektivi Ludian Zaimi që vrau me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasin në komisariatin numër 3 në Tiranë. Oficeri 25 vjeçar i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, iu vunë prangat nga kolegët me akuzën e vrasjes me paramendim. Efektivi 25 vjeçar me origjinë nga Skrapari, qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun 30 vite më të madh se ai, Çaush Saliasin.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta para se efektivët e komisariatit numër 3 të merrnin shërbimin e turnin të tretë. Referuar dëshmisë dhënë nga autori, 25 vjeçari Ludian Zaimi, ai i është drejtuar kolegut 55 vjeçar me fjalët “Hë si do e lëmë ne”. Kjo me argumentin se prej kohësh kishin debate.
Por, pikërisht në këtë moment, efektivi Çaush Saliasi ka thënë se do të rregulloheshin dhe sapo ka kthyer shpinën është qëlluar me armë nga Ludian Zaimi. Zyrtarisht, hetuesit shprehen se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.
Gjatë marrjes në pyetje, efektivi 25 vjeçar ka treguar se prej kohësh bullizohej nga kolegu Saliasi.
“Isha shumë i mërzitur. Prej kohësh më shante dhe këtë gjë e bënte përherë. Në disa raste edhe pa arsye. Edhe kur të dy ishim në të njëjtin shërbim më thoshte ‘qorr’. Ishte mbushur kupa dhe në atë çast nuk durova më, pasi kisha akumuluar prej kohësh. Nuk e di çfarë ndodhi më pas”.
Për debatet e vazhdueshme, Zaimi nuk kishte bërë ankesë tek eprorët apo te komandanti. Por, në komisariat shumë kolegë i dinin konfliktet e tyre.
Në pyetje grupi hetimor mori edhe efektivët e policisë, që në momentin që ndodhi ngjarja ishin dëshmitarë okularë. Ata kanë pohuar se nuk kishin mundësi parandalimi, pasi Ludian Zaimi kishte nxjerrë direkt armën dhe u kishte thënë “Ulni kokat ju të tjerët” dhe menjëherë kishte shtënë.
Burime bëjnë me dije për ABC se në banesën e autorit u gjetën disa medikamente kundër depresionit, që sipas familjarëve i përdorte prej disa muajsh Ludian Zaimi./abcnews/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor