Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg ditën e sotme për 21-vjeçarin Redmon Gruda. 21-vjeçari akuzohet si autor i vrasjes së gjyshes 2 ditë më parë në apartamentin e tyre në lagjen 16 të Durrësit.
Sipas policisë, Gruda u arrestua pasi goditi me thikë një ditë më parë gjyshen, pas një konflikti verbal që dyshohet se ka nisur nga presioni i nipit për t’i marrë parà.
Në polici, disa orë pas shoqërimit, ai ka pranuar se e ka goditur gjyshen në gjaknxehtësi e sipër. Gruda u arrestua për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, vepër penale kjo që dënohet me burgim jo më pak se njëzet vite, ose me burgim të përjetshëm.
E moshuara ndante apartamentin me nipërit dhe nusen e djalit, pas vdekjes së të birit vite më parë. Sipas të afërmve, Shkurti, nënë edhe e dy vajzave që jetojnë në Itali, vuante nga skleroza, ndërsa në lagje, 21-vjeçari njihej si i ri problematik, përdorues alkooli dhe hashashi.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist