Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Itali një javë më parë.
59-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje nga fqinji i tij italian, kjo sepse shqiptari kishte shkuar t’i prishte shtëpinë me eskavator.
Nuk dihet ende aryseja se pse Gëzim Dodoli shkoi t’i shembte shtëpinë fqinjit italina më Arrezo.
Autori është arrestuar ndërsa ka thënë para drejtësisë italiane se nëse nuk do ta kishte qëlluar , shtëpia e tij do të ishte shembur nga ndërhyrja me eskavator që po bënte fqinji i tij shqiptar.
Në një intervistë për mediat italiane autori ka thënë se fillimisht ka qëlluar për ta parandaluar, jo për ta vrarë, por shqiptari sërish nuk ndalej dhe se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të shpëtonte jetën e familjes së tij.
Autori është shprehur i dëshpëruar, ndërsa ende nuk e ka të qartë veprimin e fqinjit të tij shqiptar.
“Unë jam një njeri i dëshpëruar edhe nëse jam i bindur se jam i pafajshëm – thotë ai i ndihmuar nga avokatët e tij. ‘Kam vepruar për të shpëtuar familjen time. Ai njeri po na shembte shtëpinë, ne ishim të ngujuar si minjtë. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të gjuaja’ tha ai.
Sandro Mugnai, 53 vjeç, akuzohet për vrasje me dashje pasi vrau me armë gjuetie fqinjin, Gezim Dodoli, 59 vjeç, kontraktor ndërtimi, i cili tentoi që t’i shembë shtëpinë me eskavator, mbërmjen e 5 janarit në periferi të Arezzo, teksa ai po darkonte me familjen./Albeu.com/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...