Vrasësi i dyfishtë shqiptar, i cili jetoi në Britani të Madhe për gati 20 vjet do të dëbohet në vendlindjen e tij.
45-vjeçari nga Shqipëria, Martin Kaza pritet të deportohet. Ai kishte vrarë dy vëllezërit, Dodë dhe Augustin Gjini gjatë trazirave në Shqipëri, me motivin për hakmarrje, përcjell albinfo.ch.
Ai u dënua në mungesë për vrasje dhe plagosje, derisa fitoi azilin në Britani, duke thënë se është kosovar me emrin, Naim Karagja. Ndodhi kjo në vitin 1999.
Megjithatë, ai filloi jetën në Angli, ku ka tre fëmijë dhe gruan. Ai ka punuar në shumë vende si restorante, autolarje dhe ndërtimtari. Ndaj tij kishte një urdhër ekstradimi nga Shqipëria dhe nëse shpallet fajtor e pret dënimi me 22 vjet.
Ai ka thënë se familja Gjini i kishin vrarë vëllain e tij, Nduen, i cili ishte polic dhe atë e kishin plagosur.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...