Google ADS

Vrau Devi Kasmin, specialisti grek habit me dëshminë e tij

19:53 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shtetasi grek Ethymiou Ethymiou akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 29 janar.

Pavarësisht akuzave dhe fakteve nga policia shqiptare, ish-polici grek ka mohuar akuzat duke deklaruar se është i shokuar nga arrestimi.

Burimet policore bëjnë të ditur se Ethymiou nuk ka dhënë sqarime nëse ka debatuar ose jo me viktimën pak ditë para ngjarjes apo nëse e njihte ose jo viktimën.

“Në Shqipëri kam ardhur për qejf, nuk kam kryer asnjë krim”, mësohet të jetë shprehur Ethymiou para policisë.

Ish-polici grek akuzohet se është vrasës me pagesë dhe se ka udhëtuar një javë më parë drejt Shqipërisë për të kryer vrasjen e porositur nga Hoxhallari. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme