Në 4 vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar 192 vrasje, ndërsa 62 krime mafioze vijojnë të mbetën ende të pazbardhura. Ekzekutime me snajper, krime në familje, vrasje grash, hakmarrje apo dhe larje e hesapeve të drogës, janë vetëm disa nga kategoritë e vrasjeve në Shqipëri.
Një pjesë e ngjarjeve janë zbardhur, por vrasjet pa autor vijojnë të jenë ato të përplasjes mes bandave e për të cilat policia nuk ka arritur të vendosë pranga. Edhe kur është vepruar ndaj tyre, të dyshuarit janë liruar për mungesë provash.
I fundit ishte ekzekutimi i Gentian Bejtjas në mars të këtij viti në fshatin Larushk të Krujës. Ish-polici i burgjeve 43-vjeçar, i kishte shpëtuar tre atentateve të mëparshme ndërsa atentatorët iu futën brenda në banesë dhe e ekzekutuan.
Që prej vitit 2020 dy nga krimet e rënda që mbeten ende të arkivuara janë ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit në qendër të Rrëshenit, por edhe rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës. Ndonëse për drejtësinë ngjarja u zbardh, në burg mbeti vetëm një kopshtar. Edhe ekzekutimi i dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia vijon të mbetet pa autor, ndonëse për këtë ngjarje kërkohet Talo Çela.
Veç qyteteve të tjera, edhe në Tiranë, vrasja e Hekuran Billës do të çonte në pranga disa të rinj, por që më pas u liruan për mungesë provash.
Viti 2020 në total numëroi 12 krime të pazbardhura. Viti 2021 numëron gjithsej 21 ekzekutime pa autor. Dy për të cilat policia dyshon se vijnë si pasojë e grupeve kriminale janë ato të vrasjes së Bardhok Pllanajt në Shkodër dhe Edmond Çekiçit në Durrës.
E njëjta histori e ekzekutimeve mafioze edhe në Vlorë, ku persona të armatosur qëlluan për vdekje Bledar Birçajn. Në Elbasan vrasjet e Everest Cakës, Lulzim Bitrit e Ardian Çollakut vijojnë të jenë pa autor.
2022, edhe pse me një numër më të ulët të vrasjeve pa autor, me 12 të tilla, sërish krimet mafioze do të tronditnin kryeqytetin, kur në rrugën Tiranë-Elbasan u hodh në erë makina e Aleksandër Sadikajt. I riu humbi jetën nga plagët, ndërsa policia ende nuk ka një person të akuzuar, por veç dyshime.
Nuk do të kalonte shumë dhe në gusht tre të rinj u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë-Krujës. Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha u ekzekutuan në një pritë ndërsa automjeti i viktimave u dogj. Ngjarja e rëndë për policinë në pikun e sezonit turistik vijon të jetë e pazbardhur.
Për vitin 2023, janë ende 13 krime të pazbardhura. Më i rëndi prej tyre ishte vrasja e punonjëses së barit në zonën e Don Boskos, Mimoza Paja, por edhe e vrasjes së rojës së sigurisë Pal Kola në televizionin Top Channel. Sot e kësaj dite autorët janë në arrati. Ajo që dihet është se dy të pafajshëm humbën jetën.
Nga janari e deri më sot, për vitin 2024 regjistrohen 7 krime me 8 viktima në Shqipëri, ndërsa ekzekutimet mafioze janë ato për të cilat policia nuk ka asnjë autor.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...