Google ADS

Vrasjet në Ukrainë, Meta: I shokuar, duhet të ndalojmë makineritë vrasëse të Kremlinit

21:50 | 3 Prill 2022
A. B.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për mizoritë e fundit që janë bërë nga Rusia në Ukrainë.

Përnes një postimi në ‘Facebook’, Meta ka shkruar se është i shokuar nga ngjarjet që kanë ndodhur. Ai është shprehur se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet të japë kontributin e saj në përpjekjet për të ndaluar makineritë vrasëse të Kremlinit.

Postimi i tij i plotë:

I shokuar nga mizoritë e ushtrisë ruse në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës. Civilët e masakruar, varret masive dhe përdhunimet janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton në Ukrainë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shumëfishojë përpjekjet për të ndaluar makinerinë vrasëse të Kremlinit. Krimet kundër njerëzimit të kryera nga Rusia dhe që po tmerrojnë mbarë njerëzimin duhet të hetohen si të tilla. Si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme