I lënë në burg si i akuzuar për vrasjen e Sabrina Bengajt, 31-vjeçari Elton Metaj bëri një sqarim përmes një letre nga qelia për ngjarjen. Ai prentedon se ishte ribashkuar me ish-bashkëshorten, por lidhja mbahej e fshehtë nga familja e saj për shkak të kërcënimeve të të atit.
Elton Metaj tregon se ish-vjehrri i kishte paralajmëruar se do t’i vriste të dy. Natën e ngjarjes, ai zbulon në letër se kur ka shkuar në shtëpinë ku jetonte Sabrina, e ka gjetur këtë të fundit duke folur me të dashurin dhe në këtë moment ka shkrepur armën. Fajin që ngjarja përfundoi me vrasje ai e lë te babai i Sabrinës.
Letra e plotë e Elton Metajt nga burgu:
Unë Elton Meta dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale.
E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.
Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë, i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni, më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe se do na zhdukte të dyve.
Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin.
Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj./vizionplus/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës