Vrasje me armë zjarri në Shkodër, identifikohet viktima

08:55 | 12 Prill 2022
S D

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në qytetin e Shkodrës mëngjesin e së martës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus.

Burime për ABC bëjnë të ditur se viktimë e këtij atentati ka mbetur Nazmi Bandulla. Ky person është një emër i njohur për blutë e Shkodrës pasi ka disa rekorde kriminale.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme