Google ADS

Vrasje me armë zjarri në Patos, arrestohet autori

13:22 | 19 Dhjetor 2019
A. B.

Mesditën e sotme të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Patos të Fierit.

Dyshohet se nga këto të shtëna një person ka mbetur viktimë.

Ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri para poliklinikës së Patosit.

Policia ka vënë në pranga autorin.

Patos, Fier

Informacion paraprak

Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme