Një 42-vjeçar shqiptar, në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur vite më parë në Shqipëri, raportohet se është arrestuar nga policia greke.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte në një fshat në ishullin grek Evias, dhe historia e tij ka befasuar banorët vendas, raportojnë mediat lokale. Kjo, pasi askush nuk kishte dyshime për të, duke qenë se bënte një jetë të qetë në ishull prej 9 vitesh, bashkë me gruan dhe dy vajzat e mitura.
Krimi për të cilin u arrestua këtë të martë ka ndodhur para 16 vitesh në Shqipëri. 42-vjeçari u vu në pranga pasi gjatë një kontrolli të rastësishëm nga policia helene, u zbulua se ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti, lëshuar nga autoritet shqiptare.
Siç raporton “Lamiareport”, vrasja e kryer nga shqiptari ka ndodhur në vitin 2001 dhe 42-vjeçari është dënuar në 2004-ën me 16 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas të njëjtit burim, ai ka vrarë një person si hakmarrje për përdhunim e së motrës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...