Policia ka identifikuar një 40-vjeçar të dyshuar si autor të vrasjes së Mario Majollarit, në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Kinostudios në Kryeqytet.
Policia thotë se nga mbledhja e provave në vendin e ngjarjes dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, akuzon për vrasjen shtetasin K. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe i dënuar më parë.
Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri 28-vjeçarin Majollari.
Policia dyshon se krimi ndaj tij është kryer për hakmarrje, pasi i ati vuan një burgim të përjetshëm për ekzekutimin e dy të rinjve 18 vite më parë. Avni Majollari ishte arrestuar për këtë krim të ndodhur në segmentin rrugor Tiranë-Dajt, 14 vite më pas dhe po vuante dënimin.
Vetë i riu kishte kërkuar disa herë azil politik për shkak të kërcënimit për hakmarrje, por nuk ia kishte dalë dot. Sipas të dhënave që ka mbledhur policia, Majollari bënte një jetesë të qetë dhe nuk ishte i skeduar ndonjëherë nga policia për ndonjë vepër penale./Top Channel
Reali kualifikohet në finale të Superkupës, aty ku e pret Ba...
Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e ...
Haradinaj takon strukturat e Aleancës së Gruas në Gjilan dhe...
Ish-presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uas...
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...