Vrasja në Tropojë – “E thirrën në emër dhe e vranë”

14:55 | 6 Janar 2020
Arbresh Info

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Tropojë mbrëmjen e djeshme.

Gazetari Elton Qyno u shpreh në Report se autorët e kanë thirrur biznesmenin Guxim Gjyriqi duke e nxjerrë nga restoranti i tij dhe më pas e kanë vrarë.

Ai u shpreh se Guxim Gjyriqi kishte lidhje me familjen Haklaj dhe se vrasja është bërë për hakmarrje.

“Një personazh që dikur ka qenë i lidhur me botën e krimit. Dy vëllezërit, ai që u vra dhe ai që është gjallë gjatë 1997-2000 kanë qenë shoqëruar ndjeshëm me familjen Haklaj, janë edhe kushërinj me informacionet që kam unë. Mesa kam pyetur efektivë dhe prokurorë që kanë qenë atje, më konfirmojnë se dy personazhet kanë qenë pjesë e kësaj familje dhe kanë marrë pjesë direkt apo indirekt në disa ngjarje kriminale. Ngjarja besoj nga hakmarrja, nga lidhjet me Haklajt dhe mënyrë si është kryer.

Personi është thirrur është nxjerrë nga biznesi, është qëlluar. Makina ka qenë pa targa, organizimi ka qenë i mirëfilltë dhe jo konflikt i çastit. Nëse do të kishte konflikt të çastit do të kishim autorët. Por në kushtet kur vetë viktima nuk ka pasur konflikte tregon se vrasja ka qenë si pasojë e së kaluarës. Kam përshtypjen se ka pasur të shoqëruar të personave që kanë dijeni për ngjarjen. Duhet vullneti i shtetit dhe të tjerave, kjo duhet të zbardhet edhe autoritetin e shtetit në Tropojë” tha Qyno.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme